Ministri grek për Migrimin ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa më të rrepta për migracionin në vitin 2025, me fokus deportimet, por se nuk do të miratojë metodat e përdorura nga administrata Trump.
“Dërgimi prapa i migrantëve në pranga me avionë ushtarakë është shumë ndryshe nga përdorimi i fluturimeve të rregullta. Migrimi ka përparuar nga një çështje humanitare në një çështje thelbësore të sigurisë”, ka thënë Nikos Panagiotopoulos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten, ministrat e BE-së për migrim do të takohen në Varshavë për të shqyrtuar përpjekjet kundër migrimit.
Greqia është një portë kyçe për migrimin ilegal, veçanërisht ata që ikin nga luftërat. Vitin e kaluar, shënoi rekord në rritjen e numrit të atyre që arritën përmes detit.