Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

Richard Grenell

Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, do të largohet nga posti i presidentit në qendrën kulturore “Kennedy Center”.

Presidenti Trump njoftoi për ndryshimin të premten. Trumpi ka thënë se Grenell do të pasohet nga Matt Floca, që ka udhëhequr disa departamente të qendrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lëvizjet pritet të finalizohen në një mbledhje të bordit të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell, që ishte besnik i Trumpit për disa vite, ka qenë krah tij edhe në turbulencat e mëdha në fillim të mandatit të Trumpit në këtë qendër.

Trumpi me t’u kthyer në pushtet pati shkarkuar bordin e qendrës dhe e caktoi veten kryeshef të bordit.

Qendra pritet të mbyllet gjatë verës për rinovim dyvjeçar.

Qendra “Kennedy”, e emëruar me emrin e ish-presidentit John F. Kennedy, mban mijëra ngjarje çdo vit dhe është shtëpia e Orkestrës Simfonike Kombëtare dhe Operës Kombëtare të Washingtonit. Në dhjetor, kjo qendër e arteve skenike u vendos që të ndryshojë emrin në “Trump-Kennedy Center”.

Grenell në të kaluarën ka qenë edhe emisar për dialogun Kosovë-Serbi.