Botë

Predha e Houthive godet në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit

Izrael

Foto: AFP

Një predhë e hedhur nga Jemeni ka goditur në afërsi të terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të Izraelit të dielën në mëngjes, kanë thënë autoritetet izraelite, transmeton “BBC”. 

Në rrjete sociale janë publikuar video ku shihen shoferët në rrugët në afërsi duke ndaluar e ikur për të gjetur strehim ndërsa predha ishte afër të godiste. 

Aeroporti gjendet në periferi të Tel Avivit. 

Katër persona raportohet se janë lënduar nga shpërthimi, ndërsa dy tjerë janë lënduar duke shikuar të gjejnë strehim. 

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim: “Kushdo që na godet ne, do ta godasim shtatë herë më fortë”. 

Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, në një deklaratë të transmetuar në televizion tha se aeroporti izraelit më “nuk është i sigurt për udhëtime”.

Fluturimet ishin ndalur përkohësisht, por kanë rinisur tashmë. 

Ndërsa predha po afrohej, sirenat u aktivizuan në disa pjesë të Izraelit. Forca Ajrore e Izraelit ka thënë se po e heton dështimin që të shkatërrohet në ajër raketa. 

Houthit, grup rebel në Jemen që mbështetet nga Irani, ka lansuar rregullisht sulme me raketa ndaj Izraelit në solidaritet ndaj Hamasit. Por, është e rrallë që ndonjë raketë apo predhë e Houthive ta kalojë mbrojtjen ajrore të Izraelit.