Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjyshja e djalit të vrarë në Francë bën thirrje për qetësi

Gjyshja e 17-vjeçarit që u vra në Francë nga Policia ka bërë thirrje për qetësi pas natës së pestë të trazirave në të gjithë vendin.

“Ne nuk duam që të shkatërrohen dyqanet, autobusët dhe shkollat”, tha Nadia për BFM TV. “Po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më dhemb zemra”, tha ajo për paratë e dhuruara për policin që u arrestua pasi qëlloi për vdekje Nahelin të martën.

Por ajo thotë se ka besim se punonjësi i policisë do të ndëshkohet si gjithë të tjerët.