Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykatësi bllokon përkohësisht vendimin e Trumpit lidhur me studentët e huaj në Harvard

harvard

Foto: Associated Press

Një gjykatës amerikan ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndaluar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, transmeton Reuters.

Politika është cilësuar gjerësisht nga qarqet akademike në Shtetet e Bashkuara si një tjetër përpjekje e Trumpit për t’u hakmarrë ndaj refuzimit të universiteteve në SHBA për ta braktisur “pavarësinë e tyre akademike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Urdhri mundëson lehtësim të përkohshëm për mijëra studentë të huaj, si dhe i shpëton ata nga detyrimi për t’u transferuar si pasojë e një vendimi që po vlerësohet si “shkelje flagrante” e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera federale.

“Pa studentët ndërkombëtarë, Harvardi thjesht s’është më Harvard”, thuhet në padinë e Universitetit me traditë 389-vjeçare, që u dorëzua të premten në gjykatën federale të Bostonit.

Universiteti prestigjioz pati pranuar 6,703 studentë të huaj në të gjitha programet e tij në vitin 2024.

Ky veprim paraqet përshkallëzimin më të fundit në përplasjet midis Harvardit dhe Shtëpisë së Bardhë, teksa Trumpi po përpiqet të detyrojë universitetet, firmat ligjore, mediat, gjykatat dhe institucione të tjera që t’i përshtaten agjendës së tij.