Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka njoftuar të enjten se i “kundërshton” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të saj.
Të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit kishte njoftuar sanksione të reja për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të GJNP-së, për shkak të përpjekjeve të tyre për të ndëshkuar zyrtarët amerikanë dhe ata izraelitë, ka shkruar BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar GJNP-në si “kërcënim për sigurinë kombëtare”, tek ka shtuar se “ajo është përdorur si instrument për luftë ligjore” kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit. Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshëndetur vendimin e SHBA-së.
GJNP-ja kishte lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, nën akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.
Qeveria e Francës i është bashkuar GJNP-së në kundërshtimin e vendimit të SHBA-së, duke shprehur “habi” teksa njëri nga gjyqtarët e saj, Nicolas Guillou, ishte në mesin e të sanksionuarve.
Të tre zyrtarët e tjerë në listën e Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe gjyqtarja Kimberley Prost nga Kanadaja, si dhe zëvendës-prokurorët Nazhat Shameem Khan e Fijit dhe Mame Mandiaye Niang prej Senegalit.
GJNP-ja është gjykatë ndërkombëtare me autoritetin për të ngritur çështje të nivelit të lartë lidhur me gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës.
Mes tjerash, zyrtarët e GJNP-së i kanë vlerësuar sanksionet e fundit si “sulm flagrant” mbi pavarësinë dhe paanshmërinë e saj.