Përfaqësuesi i Gjermanisë, Jens Plötner, ka thënë gjatë një takimi të grupit të vendeve E5 të mërkurën se veprimi i fundit i Rusisë ishte një “provokim i synuar” kundër Polonisë dhe NATO-s "në tërësi".
Ai ka thënë se grupi E5 nuk do të "provokohet në veprime të nxituara".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas takimit të së mërkurës, Plötner ka shtuar se vendet po dërgojnë një mesazh uniteti në mbështetje të Ukrainës.
Ai ka thënë se takimi është një "katalizator për ide të reja dhe një motor ndryshimi".
Grupin e shteteve E5 e përbëjnë Gjermania, Franca, Italia Polonia dhe Britania.