Lufta e mundshme tregtare midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kishte kosto të lartë për të dyja vendet dhe se Berlini zyrtar është i gatshëm të negociojë në “nivelin evropian” për të mos lejuar që një gjë si kjo të ndodhë, ka thënë të mërkurën zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, shkruan BBC.
“Kostoja e një lufte tregtare nuk bie vetëm mbi njërën palë, por mund të bëhet e shtrenjtë për të dyja palët”, ka thënë Hebestreit. “Berlini është i gatshëm të negociojë në nivelin evropian me Shtetet e Bashkuara për të shmangur përfshirjen në një luftë tregtare”, ka shtuar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëndrimi i Gjermanisë u bë i ditur pas tarifave të reja që pritet të bëhen publike nga presidenti amerikan, Donald Trump në mbrëmje (sipas kohës lokale).
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Gjermania është ekonomia më e madhe e kontinentit evropian dhe e treta më e madhja në botë, pas SHBA-së dhe Kinës.
Ekonomia gjermane varet nga eksportet, veçanërisht eksportet e automobilave dhe pjesëve të automobilave. Në bazë të statistikave, vendi ka eksportuar 3.4 milionë vetura të reja vitin e kaluar, me 13% të tyre që u importuan nga SHBA-ja.