Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po synon një rritje drastike në buxhetin vjetor për mbrojtje në mbi 60 miliardë euro duke filluar në vitin 2025, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në vitin 2024, buxheti për mbrojtje ishte 52 miliardë euro. Dhe ishte subvencionuar me 20 miliardë euro nga fondi special prej 100 miliardë dollarësh i krijuar si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Fondi synon të kthejnë në rrugë Ushtrinë e Gjermanisë të neglizhuar shumë gjatë, por ai do të përdoret plotësisht deri në vitin 2028.
Pistoriusi dëshiron që rritja e buxhetit të hyjë në efekt në vitin 2025, sipas disa burimeve, duke shtuar se ministri kishte qëllim të mbante shpenzimet vjetore mbi 60 miliardë dollarë për katër vjetët e ardhshme dhe se do të mbulohej nga planet afat mesme të shpenzimeve qeveritare.
Sipas një burimi të dytë, Ministria synon të arrijë një buxhet prej 63 miliardë eurosh në vitin 2025.
Kjo do të shënonte një rritje prej 10 miliardë eurosh nga buxheti i propozuar nën ish-kancelarin Olaf Scholz para se të shembej koalicioni qeverisës në nëntor.
Në vitin 2024, Ministria e Mbrojtjes ka pasur vështirësi në arritjen e cakut për shpenzime prej 2% të BPV, të vendosur nga NATO.