Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania e kufizon të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët

Parlamenti gjerman

Ligjvënësit në Bundestag (dhoma e ulët e parlamentit gjerman) janë pajtuar të premten për të pezulluar të drejtën e refugjatëve, pa status të azilit, që të ribashkohen me familjet e tyre, teksa Qeveria e kancelarit konservator, Friedrich Merz, po synon ta adresojë çështjen e imigracionit të jashtëligjshëm, ka shkruar The Guardian.

Sipas legjislacionit të miratuar nga Bundestagu, procesi me të cilin familjarët e refugjatëve me mbrojtje plotësuese mund të aplikojnë për të ardhur në Gjermani, do të pezullohet për dy vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia franceze e lajmeve (AFP) ka shpjeguar se refugjatët me mbrojtje plotësuese nuk kanë status të azilit, mirëpo atyre u mundësohet një e drejtë fillestare për të qëndruar në Gjermani për arsye të tjera, të tilla si kërcënimi me torturë ose dënimi me vdekje në vendin e tyre të origjinës.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka thënë para ligjvënësve se ndryshimi pasqyron prioritetin e qeverisë për “njerëzimin dhe rendin” në politikën e imigracionit.

“Edhe pse Gjermania mbeti e hapur ndaj botës, qëndrueshmëria e sistemeve tona shoqërore i ka kufijtë e saj”, ka thënë Dobrindt.

“Sistemet e arsimit, strehimit dhe kujdesit ishin të gjitha nën presion. Prandaj, imigracioni në Gjermani duhet të ketë gjithashtu kufijtë e tij”, ka shtuar ai.