Gjermania ka deportuar dhjetëra afganë në shtetin e tyre të premten, për herë të dytë që kur talibanët rikthyen pushtetin.
Ministria e Brendshme ka thënë se gjithsej 81 afganë u dërguan të premten në mëngjes. Të deportuarit janë të gjithë burra dhe procesi u krye me ndihmën e Katarit, derisa qeveria gjermane ka thënë se synon të deportojë edhe afganë të tjerë në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKancelari Friedrich Merz ka shtrënguar politikat e migrimit pas zgjedhjes së tij. Pasi mori detyrën, kontrollet në kufi u bënë më të ashpra, raportoi AP.
Të premten ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, do të takojë homologët nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka dhe Çekia, si dhe komisionerin e Bashkimit Evropian për migrimin, Magnus Brunner.