Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të enjten midis një treni dhe një autobusi në Sllovaki, raportoi BBC-ja.
Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Nove Zamky, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë aksident të ndodhur rreth orës 17:00, edhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Drejtuesit e autobusit dhe trenit janë dërguar në spital. Njëri prej tyre është në gjendje kritike.
"Kam frikë se numri i të vdekurve nga ky aksident mund të rritet”, ka thënë Petra Klimesova, zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit.
Rreth 200 persona ishin në tren dhe nëntë në autobus gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.