Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 30 të tjerë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një autostradë në Ekuadorin qendror të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet.
Rrëshqitja ka ndodhur pasi shirat e dendur goditën vendin dhe shkaktuan vërshimin e lumenjve, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalta dhe mbeturinat si pasojë e shirave vërshuan tri makina, dy shtëpi dhe një autobus në qytetin turistik ekuadorian të Baños, ka bërë të ditur departamenti i zjarrfikësve të qytetit.
Zëvendësshefi i zjarrfikësve, kapiteni Angel Barriga, ka thënë se ekipet e shpëtimit po trajtonin nëntë të lënduar dhe kishin nxjerrë gjashtë trupa nga vendi i katastrofës, ndërsa 30 persona të tjerë besohet se janë ende të bllokuar.
Qyteti i Baños, i njohur mes turistëve si një pikë kërcimi për aventura në xhunglën e Amazonës, ka qenë prej kohësh një magnet për udhëtarët që eksplorojnë vullkanet dhe krateret e Ekuadorit.
Shirat e dendur kanë përmbytur Ekuadorin dhe pjesë të tjera të rajonit gjatë disa ditëve të fundit, me një rrëshqitje dheu që la të vdekur dy fëmijë në El Salvador në fillim të javës që shkoi.