Pos sondazheve paraprake, edhe inteligjenca artificiale ka lënë të kuptohet se rezultati i zgjedhjeve amerikane mes kandidatëve Kamala Harris dhe Donald Trump do të jetë shumë i ngushtë. Duke pyetur robotin virtual të AI-së, ChatGPT, kjo platformë rekomandoi se është shumë herët të dihet ndonjë fitues potencial, por tha se dy kandidatët kanë avantazhe të lehta në disa shtete.
“Në disa nga sondazhet dhe rezultatet e hershme, Kamala Harris dhe Donald Trump janë të afërt në disa shtete vendimtare, me Harris që ka një avantazh të lehtë në sondazhet kombëtare, ndërsa Trump shfaqet i fortë në disa shtete të rëndësishme si Karolina e Veriut dhe Pennsylvania”, thuhet në një përgjigje të ChatGPT, që është produkt i kompanisë amerikane OpenAI.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty thuhet se shtetet si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin do të jenë vendimtare në rezultatin final, pasi ato historikisht kanë pasur ndikim në rezultatin zgjedhor.
ChatGPT ka rekomanduar që të përcillen mediumet e mëdha botërore amerikane për rezultate dhe informacione të sakta. Por, duke i kërkuar një parashikim, ChatGPT tha se Harris ka gjasa më të mëdha për t'u shpallur presidente e SHBA-së.