Sistemi politik i Izraelit duhet të pajtohet që të mbajë zgjedhje kombëtare në shtator, ndërsa po i afrohet një viti që kur lufta kundër Hamasit shpërtheu më 7 tetor, ka thënë kryetari i Unitetit Kombëtar MK Benny Gantz në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje.
Deklarata shënon herën e parë që Gantz përmendi një muaj të caktuar si datë për zgjedhje që nga bashkimi me kryeministrin, Benjamin Netanyahu, në një qeveri emergjente disa ditë pas masakrës së Hamasit në tetor, raportoi AP.
Gantz ka thënë se ai kishte folur me "liderët politikë" në javët e fundit për këtë temë, se ai kishte përditësuar kryeministrin dhe se ai do të "vazhdonte dialogun për këtë temë".
Sipas Gantz, një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje do t'i japë Izraelit kohën që i nevojitet për të vazhduar përpjekjet e tij luftarake, ndërkohë që u mundëson qytetarëve të Izraelit të dinë se "besimi së shpejti do të rinovohet mes nesh".
“Ne nuk do ta injorojmë katastrofën e 7 tetorit dhe atë që i parapriu. Prandaj, ne duhet të arrijmë një datë të dakorduar për zgjedhjet në shtator - nëse dëshironi, pothuajse një vit nga fillimi i luftës. Unë kam biseduar me liderët politikë për këtë javët e fundit dhe kam informuar kryeministrin dhe do të vazhdoj dialogun me të për këtë çështje. Një datë e tillë e dakorduar për zgjedhje do të na lërë kohë për të vazhduar përpjekjet tona ushtarake dhe do t'u mundësojë qytetarëve të Izraelit të dinë se së shpejti do të rinovojmë besimin mes nesh dhe kjo do të parandalojë një përçarje mes njerëzve”, ka thënë Gantz.
Më shumë se 32 mijë palestinezë janë vrarë deri më tani në luftën e Izraelit në Gaza, e cila ka nisur më 7 tetor, si pasojë e një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit, gjatë të cilit mbetën të vdekur 1,200 persona.