Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka thënë të enjten se Izraeli ka lirinë për të bërë atë që dëshiron, raporton “Associated Press”.
“Shteti i Izraelit duhet ta dijë se e ka lirinë për të bërë atë që dëshiron”, ka thënë Gallant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIzraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pas luftimeve në Gaza.
Aleatët e Izraelit i kanë kërkuar këtij shteti që të përmbahet nga çdo përgjigje që mund të përshkallëzojë situatën në Lindjen e Mesme.
Sulmi iranian të shtunën ka shënuar herën e parë që Teherani ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit.
Sulmi ndodhi më pak se dy javë pas sulmit të dyshuar izraelit në Konsullatën e Iranit në Siri, ku u vranë dy gjeneralë dhe oficerë të tjerë iranianë.