Teksa hyn në qytetin perëndimor të Meksikës, Guadalajara, gjurmët e sulmit të tmerrshëm të kartelit të dielën janë ende të dukshme.
Mbetjet e veturave të djegura qëndrojnë anash rrugëve, ndërsa në autostrada shihen njolla të nxira të asfaltit, pasi karteli Jalisco New Generation, një nga kartelet më të fuqishme dhe më të frikshme në vend, ua vuri flakën dhjetëra automjeteve, si hakmarrje ndaj vrasjes së shefit të tyre, bosit të drogës “El Mencho”, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo, së bashku me pamjet e dyqaneve të plaçkitura apo të përfshira nga flakët, përcolli saktësisht mesazhin që ky kartel synonte, se me apo pa liderin e tyre, ata mbetën të fuqishëm dhe të aftë të shkaktojnë kaos në rrugë, duke përhapur frikë nga shkallë të gjerë.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, është përpjekur të kundërshtojë këtë narrativë. Në konferencën e saj të përditshme për media të hënën, ajo foli për rikthimin e “paqes dhe qetësisë” në pjesën më të madhe të vendit duke vlerësuar reagimin e forcave të sigurisë.
Ndërkohë, një numër i madh ushtarësh dhe policësh po patrullojnë ende nëpër Guadalajara. Ata synojnë të japin ndjenjë sigurie, por për shumë banorë vetëm sa e shtojnë pasigurinë.
Pavarësisht pranisë së tyre, rrugët janë më të zbrazëta se zakonisht, një shenjë që tregon se njerëzit i frikësohen shpërthimit të ri të dhunës. Shumica e bizneseve të vogla mbeten të mbyllura dhe shumë shkolla pezulluan mësimin, ndërsa punëtorët qëndruan në shtëpi, duke u përpjekur të shmangin rrezikun bashkë me familjet e tyre.