Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca pritet të dërgojë disa anije luftarake në Detin e Kuq

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Franca pritet të vendosë mbi 10 anije ushtarake, përfshirë grupin goditës të aeroplanmbajtëses, në Mesdhe, Detin e Kuq dhe potencialisht në Ngushticën e Hormuzit, si pjesë e mbështetjes mbrojtëse për aleatët e kërcënuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Duke folur të hënën në Qipro, para se të vizitonte aeroplanmbajtësen "Charles de Gaulle", e cila mbërriti këtë fundjavë në Mesdheun lindor, presidenti francez, Emmanuel Macron u përpoq të qetësonte homologun e tij qipriot pasi javën e kaluar disa dronë u interceptuan teksa po i drejtoheshin ishullit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur Qipro sulmohet, atëherë sulmohet edhe Evropa”, ka thënë Macroni pas takimit me presidentin qipriot Nikos Christodoulides dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Paphos.

Shtetet evropiane kanë qenë kryesisht në periferi të zhvillimeve, ndërsa konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit është përshkallëzuar, duke goditur shtetet arabe të Gjirit dhe duke përfshirë Libanin në vijën e zjarrit pasi grupi militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani, sulmoi Izraelin.

Por teksa rrugët në Lindjen e Mesme janë prekur dhe çmimi i naftës ka shkuar në mbi 100 dollarë për fuçi, fuqitë evropiane po përballen me pyetjen se si të mbrojnë interesat e tyre.

“Qëllimi ynë është të mbajmë një qëndrim rreptësisht mbrojtës, duke qëndruar përkrah të gjitha vendeve që janë sulmuar nga Irani në kundërpërgjigjen e tij, për të siguruar besueshmërinë tonë dhe për të kontribuar në uljen e tensioneve në rajon. Në fund, synojmë të garantojmë lirinë e navigimit dhe sigurinë detare,” ka thënë Macron.

Lexo përditësimet tjera
Nafta

Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent

Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga...