Franca i ka bërë thirrje Izraelit që “të përmbahet” nga çdo veprim që mund t’i përshkallëzojë tensionet që veçse janë të larta në Lindjen e Mesme.
Disa shpërthime janë dëgjuar në Teheran dhe në një bazë ushtarake afër të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën shtatë shpërthime u raportuan në Teheran dhe Karaj, si dhe në Mashhad. Irani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë, raportoi Guardian.
Sulmet e Izraelit u kryen në hakmarrje të sulmit me raketa që Irani nisi më 1 tetor.
Ministria e Jashtme franceze përmes një deklarate i ka kërkuar Izraelit që “të përmbahet nga çfarëdo përshkallëzimi apo veprimi që ka gjasa ta përkeqësojë gjendjen në tension” në rajon.