Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat irakiane vrasin komandantin e grupit të Shtetit Islamik

Sulmet e Shtetit Islamik dyfish në rritje në Irak e Siri krahasuar me vitin e kaluar

Foto: Associated Press

Kryeministri i Irakut ka njoftuar të martën se lideri i grupit militant të Shtetit Islamik në Itak është vrarë në një operacion ushtarak bashkë me tetë zyrtarë të tjerë të grupit.

Kryeministri Mohammed Shia al-Sudani ka thënë se Jassim al-Mazroui Abu Abdul Qader u vra nga forcat kundër terrorizmit dhe të shërbimit të sigurisë në provincën Salahuddin, raportoi AP. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka vend për terroristët në Iran, dhe ne do t’i ndjekim nga vendet e tyre të fshehta dhe do t’i eliminojmë”, ka thënë al-Sudani.

Sipas autoriteteve, operacioni u krye me ndihmën e informacionit nga forcat ndërkombëtare.

Identitetet e të vrarëve të tjerë në operacion do të bëhen të ditur pasi të konfirmohen përmes ADN-së.

Po ashtu, raportohet se një numër i madh armësh, municioni e pajisjesh janë sekuestruar.