Botë

Fillon takimi i parë mes delegacionit të SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë

Takimi

Pamje nga takimi

Foto: Associated Press

Takimi trepalësh ndërmjet delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës dhe Turqisë sapo ka filluar në Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll, raporton BBC.

Ekipi ukrainas përbëhet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha, si dhe shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak. 

Pjesë e takimit është edhe kryediplomati turk, Hakan Fidan. 

E delegacioni amerikan përfshin sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e sapoemëruar në Turqi, Tom Barrack, dhe të dërguarin e SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, i cili ka paralajmëruar së fundmi se Washingtoni dhe Evropa mund të vendosin sanksione më të rrepta ndaj Rusisë nëse ajo nuk bie dakord për një armëpushim. 

Më vonë gjatë ditës, pritet të organizohet një takim i dytë, kësaj radhe mes delegacionit të Ukrainës dhe atij të Rusisë, që do të ndërmjetësohet nga pala turke. 

Lexo përditësimet tjera
Ukriana

LIVE: S’ka progres në bisedime, Ukraina thotë se Rusia pati kërkesa “jorealiste”

Bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës pas më shumë se tre...