FBI-ja ka njoftuar të premten se kishte penguar një komplot për të sulmuar një dyqan ushqimor në Karolinën e Veriut në natën e Vitit të Ri, duke arrestuar një burrë që zyrtarët thanë se ishte i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik dhe ishte i lidhur me militantë ekstremistë.
Christian Sturdivant, 18 vjeç, u akuzua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSturdivant u arrestua nga agjentët të mërkurën. Në deklaratën e FBI-së thuhej se Sturdivant ishte nën hetim që nga muaji i kaluar pas informacionit se në një llogari bëheshin postime mbështetëse ndaj IS-it, që më vonë llogaria u lidh me të arrestuarin.
Sipas deklaratës, Sturdivant ishte nën vëzhgimin e FBI-së që nga viti 2022, sa ishte i mitur, pasi zyrtarët kishin mësuar se kishte qenë në kontakt me pjesëtarë të IS-it në Evropë dhe i ishin dhënë udhëzime të vishej zi dhe të kryente sulme me një çekiç.