Suedia ka konfirmuar rastin e parë të variantit më të rrezikshëm të lisë së majmunëve (e njohur si mpox), duke u bërë kështu vendi i parë që paraqet rast jashtë Afrikës, raportoi të enjten “The Guardian”.
Personi thuhet se është infektuar derisa ka qenë në një pjesë të Afrikës ku ka pasur shpërthim të madh të sëmundjes, ka thënë në një konferencë për shtyp Olivia Wigzell, drejtoreshë e përgjithshme në agjencinë suedeze të shëndetit publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWigzell ka shtuar se personi që është infektuar ka marrë kujdes dhe udhëzime në përputhje me rekomandimet e agjencisë shëndetësore.
“Rasti është i pari i shkaktuar nga clade I që është diagnostikuar jashtë kontinentit afrikan. Personi i prekur është infektuar gjatë qëndrimit në një zonë të Afrikës ku ka shpërthim të madh të mpox clade I”, ka thënë ajo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur mpoxin emergjencë globale të shëndetit publik.
“Tani edhe gjatë pasdites kemi pasur konfirmim se kemi një rast në Suedi të llojit më të rëndë të mpox-it, i quajtur clade I”, tha Jakob Forssmed, ministër i shëndetësisë dhe çështjeve sociale i Suedisë, në një konferencë për shtyp.