Botë

Evropa duhet t'u japë fund varësive nga SHBA-ja dhe Kina, thotë Macroni

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Evropa duhet t’u japë fund varësive të tepërta nga SHBA-ja dhe po ashtu nga Kina.

Duke folur para ligjvënësve britanikë të martën në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Macroni ka thënë se përdorimi i subvencioneve nga Kina është një kërcënim për tregtinë e drejtë.

"Ne duam një botë të hapur. Ne duam të bashkëpunojmë, por jo të varemi", është shprehur Macroni.

Macroni po ashtu ka thënë se lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Trump është gjithashtu një sulm ndaj rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Ai thotë se modeli demokratik evropian është nën kërcënim nga "ndërhyrja e huaj, manipulimi i informacionit, dominimi i mendjeve nga emocionet negative dhe varësia ndaj mediave sociale".

Lexo përditësimet tjera
Emmanuel Macron

Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar të martën para Parlamentit britanik se Evropa nuk do...