Botë

Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën

Emmanuel Macron

Foto: Associated Press

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar të martën para Parlamentit britanik se Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën.

Thirrja e Macronit drejtuar aleatëve për të "punuar së bashku" për të "mbrojtur rendin ndërkombëtar" është pritur me duartrokitje në Pallatin e Westminsterit, raporton BBC.

Ai ka thënë se Ukraina është sulmuar "në mënyrë të paligjshme" nga Rusia, dhe se Mbretëria e Bashkuar është përgjigjur si një "aleat" i ngushtë i Ukrainës, "siç ka bërë dekada më parë me vendin e tij", duke iu referuar mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Francën në Luftën e Dytë Botërore.

“Sa herë që Rusia e Vladimir Putinit përparon në Ukrainë, kërcënimi na afrohet të gjithëve", është shprehur Macron.

Presidenti francez ka folur gjithashtu për luftën në Gazë, duke thënë se mospërfundimi i luftës atje paraqet rrezik për sigurinë. 

Evropa duhet t'u japë fund varësive nga SHBA-ja dhe Kina, thotë Macroni

4 d. më parë / 8 kor 2025 19:19
Emmanuel Macron

Photo: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Evropa duhet t’u japë fund varësive të tepërta nga SHBA-ja dhe po ashtu nga Kina.

Duke folur para ligjvënësve britanikë të martën në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Macroni ka thënë se përdorimi i subvencioneve nga Kina është një kërcënim për tregtinë e drejtë.

"Ne duam një botë të hapur. Ne duam të bashkëpunojmë, por jo të varemi", është shprehur Macroni.

Macroni po ashtu ka thënë se lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Trump është gjithashtu një sulm ndaj rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Ai thotë se modeli demokratik evropian është nën kërcënim nga "ndërhyrja e huaj, manipulimi i informacionit, dominimi i mendjeve nga emocionet negative dhe varësia ndaj mediave sociale".