Një terminal në aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut është evakuuar shkurtimisht, për shkak të një zjarri në njërin prej ashensorëve të tij.
Departamenti i Zjarrit në New York, ka bërë të ditur se zjarri në Terminalin 8, është raportuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i Autoriteteti Portual për New Yorkun dhe New Jerseyn ka thënë se katër persona janë trajtuar për lëndime të cilat nuk paraqisnin kërcënim për jetën.
Sipas zëdhënësit, shkaku i zjarrit po hetohet.
Linjat ajrore si “American Airlines” “British Airways” “Cathay Pacific” dhe “Qantas fly” nuk po funksionojnë në terminalin 8.