Autoritetet zvicerane ka evakuuar një fshat në lindje të vendit për shkak të një rreziku potencial për rrëshqitje shkëmbinjsh, tri javë pasi një ortek përmbyti një fshat të boshatisur në jugperëndim.
Banorët e fshatit Brienz/Brinzauls janë ndaluar të hyjnë në fshat për shkak të një grumbulli shkëmbinj në një rrafshnaltë mbi fshat që ka potencial të bie, kanë thënë zyrtarët.
Puna në ferma është ndaluar dhe kafshët janë lëvizur në zona afër të dielën.
Autoritetet kanë thënë se rajoni po monitorohet nga afër nga sisteme paralajmëruese, duke shtuar se evakuimet e tilla nuk janë të pazakonta në fshat. Banorët ishin urdhëruar të largoheshin nga Brienz/Brinzauls në nëntor dhe në qershor dy vjet më parë, pikërisht për shkak të rrëshqitjes së shkëmbinjve.