Aeroporti i Baselit është evakuuar mbrëmjen e së mërkurës. Siç raporton mediumi, Blick, arsyet mbesin ende të paqarta.
Për evakuimin dhe mbylljen është njoftuar edhe përmes një njoftimi në faqen e aeroportit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur”, thuhet në faqen e aeroportit.
Nuk dihet ende sigurt nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim me bombë, porse njoftohet se helikopterët janë duke qarkulluar vazhdimisht në zonën e aeroportit, kanë bërë të ditur disa dëshmitarë për mediumin “20 Minuten”.
I njëjti aeroport është përballur edhe më herët me kërcënime me bombë. Hera e fundit është më 18 mars.