Policia në Irlandën e Veriut urdhëroi evakuimin e më shumë se 400 shtëpive për të hequr atë që dyshohet të jetë një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Operacioni i largimit mund të zgjasë më shumë se pesë ditë, ka bërë të ditur policia të dielën, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisja u zbulua të premten në Newtownards, një zonë e County Down, rreth 15 kilometra në lindje të Belfast.
"Unë e vlerësoj problemin që kjo ka shkaktuar, megjithatë mbajtja e njerëzve të sigurt është parësore dhe ne nuk do të rrezikojmë”, ka thënë komandanti i distriktit North Down dhe Ards, Johnston McDowell.
Policia kishte ngritur barrikada dhe u kërkoi shoferëve të shmangnin zonën.
Është krijuar po ashtu një qendër mbështetëse emergjente për banorët që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre.