Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erërat e forta rrëzojnë Statujën e Lirisë në Brazil

statuja e lirise

Statuja e Lirisë e vendosur në Guaiba, të Brazilit u shemb plotësisht pasditen e së hënës, si pasojë e erërave të forta që përfshinë zonën.

Sipas autoriteteve vendase, incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar dhe as dëme ndaj palëve të treta. Menjëherë pas ngjarjes, zona është rrethuar për arsye sigurie, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur punën për pastrimin e zonës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Struktura totale e monumentit ishte rreth 35 metra e lartë, duke përfshirë bazamentin dhe skulpturën. Pjesa që u shemb ishte vetëm statuja, e cila kishte një lartësi prej 24 metrash.

Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar statujën duke rënë, teksa afër saj qarkullonin automjete.