Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Fetullah Gyleni, një klerik islamik që u akuzua nga qeveria e Erdoganit për orkestrimin e përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, pësoi një "vdekje të pandershme".
"Ata që i kthyen fëmijët e kombit në skllevër të pamend, nën maskën e shërbimit dhe bamirësisë, kanë përfunduar me një vdekje të pandershme, të ngjashme me demonët e tjerë në formë njerëzore gjatë historisë”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv të martën, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFetullah Gylen, një klerik islamik i izoluar që jetoi në mërgim të vetë-imponuar për dekada në SHBA, vdiq të hënën, në moshën 83-vjeçare.
Aleanca për Vlerat e Përbashkëta, një grup me bazë në Nju Jork që është i lidhur me Gylenin në SHBA, ka thënë se Guleni vdiq të dielën në mbrëmje në një spital pranë shtëpisë së tij, në malet Pocono të Pensilvanisë.
Mjeku ligjor i qarkut Monroe, Thomas Yanac Jr., ka thënë se ishte informuar se Gyleni, i cili kishte kohë që ishte në gjendje të keqe shëndetësore, vdiq nga shkaqe natyrore.
Gylen, i ardhur nga lëvizja islamike në Turqi, u bë aleat me Erdoganin në fillim të ngritjes së tij në pushtet, derisa të dy u bënë rivalë pas hetimeve për korrupsion dhe një përçarje në qeveri midis mbështetësve të Erdoganit dhe atyre që janë të lidhur me Gylenin.
LEXO EDHE: