Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lufta në Ukrainë

Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Dmytro Kuleba

Dmytro Kuleba

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka çmuar politikanët e SHBA-së për miratimin e ndihmës shumë të vonuar në vlerë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, por ka tërhequr vërejtjen se furnizimet e reja nuk do të ndryshojnë menjëherë situatën në fushën e betejës.

“Hallelujah”, ka thënë Kuleba kur është pyetur të mërkurën lidhur me votimin përfundimtar nga Senati amerikan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se kishte besim se do të merrnin përgjigje pozitive, derisa ka shtuar se Perëndimi duhej të “kuptonte se epoka e paqes në Evropë ka mbaruar” dhe "të ndërtonte industrinë e tij të mbrojtjes".

Duke folur për “The Guardian” ai ka thënë se kishte shpresë se Shtëpia e Bardhë do të zbulonte një paketë të re armësh "brenda ditësh, ndoshta disa orësh" dhe ishte "thjesht një çështje logjistike" për të marrë furnizimet në vijën e parë.

Zyrtarët e Pentagonit kanë treguar se disa municione tashmë janë grumbulluar në Evropë, ku artileria dhe mbrojtja ajrore pritet të jenë ndër prioritetet.

Kuleba ka thënë gjithashtu se Ukraina kishte identifikuar shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot që mund të përdorte për të mbrojtur civilët në qytetet e mëdha jashtë Kievit. 

Raportet e shtypit thonë se Greqia dhe Spanja po shqyrtojnë nëse do të furnizojnë Ukrainën me Patriotë.