Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Emisari i SHBA-së do ta vizitojë Gazën të premten

witkoff

Foto: Associated Press

Emisari i SHBA-së, Steve Witkoff, do ta vizitojë Gazën të premten për të inspektuar qendrat e shpërndarjes së ushqimeve, ka konfirmuar sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, transmeton “BBC”. 

Leavitt tha se Witkoff do ta vizitojë territorin së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee dhe “të sigurojë një plan për të dërguar më tepër ushqime dhe të takohet me banorët lokalë të Gazës për të dëgjuar nga afër për situatën shumë të rëndë në terren”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Witkoff, që është në vizitë në Izrael, po ashtu ka pasur takim “të frytshëm” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Leavitt. 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 111 persona janë vrarë, prej tyre 91 derisa po kërkonin ndihma, në 24 orët e fundit.