I dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka arritur në një zonë për shpërndarjen e ndihmave në Rafah të Gazës, raportoi CNN.
Vizita e tij në Gaza ishte paralajmëruar të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e Shtëpisë së Bardhë të enjten u tha se Witkoff “do ta informojë presidentin menjëherë pas vizitës për të aprovuar një plan final për ushqimin dhe shpërndarjen e ndihmave në rajon”.
Kjo do të jetë vizita e dytë e tij në Gaza. Pak pasi Trumpi mori detyrën, Witkoff vizitoi Gazën duke u bërë zyrtari i parë amerikan që e bëntë këtë në mbi një dekadë.
Witkoff takoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyhu, në Jerusalem një ditë më parë.