Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe goditen sërish nga stuhitë

Dubai

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur të enjten nga mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me bubullima.

Si shkak i motit banorëve u është thënë që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, raporton “Associated Press”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fluturime të shumta për në dhe nga Emiratet e Bashkuara janë ndërprerë dhe shumë madje edhe janë anuluar.

Edhe pse shiu i së enjtes nuk ka shkaktuar probleme të mëdha ose përmbytje, autoritetet kanë paralajmëruar banorët një natë më parë dhe kanë ndërmarrë shumë masa paraprake.

Përmbytjet e dy javëve më parë sollën kaos në Dubai, e sidomos në Aeroportin Ndërkombëtar të vendit.