Integrity, emri i kapsulës Orion që po transporton astronautët e Artemis II në një udhëtim rreth Hënës, është larguar nga orbita e Tokës.
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, njoftoi të premten se ka përfunduar me sukses ndezjen kryesore të motorit të Orionit. Ndezja gjashtëminutëshe e motorit siguroi rreth 2,700 kilogramë shtytje, duke i dhënë anijes hapësinore përshpejtimin e nevojshëm për të vazhduar rrugën drejt Hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, për herë të parë që nga Apollo 17 në vitin 1972, njerëzit janë larguar nga orbita e Tokës. Orion është gjithashtu i pari që po transporton një ekuipazh në hapësirë dhe ne po mbledhim të dhëna të rëndësishme dhe po mësojmë nga çdo hap”, ka thënë Lori Glaze nga selia e NASA-s në Washington.
Misioni Artemis II u nis më 2 prill pas mesnate pas disa vonesave të shkaktuara fillimisht nga një rrjedhje hidrogjeni dhe më pas nga një problem me heliumin. Ky është fluturimi i parë me ekuipazh i programit Artemis dhe hera e parë që njerëzimi shkon përtej orbitës së ulët të Tokës që nga përfundimi i programit Apollo.
Brenda pak orësh nga nisja, astronautët raportuan problem me tualetin e mjetit, të cilin astronautja Christina Koch arriti ta zgjidhte. Komandanti Wiseman më pas raportoi në kontrollin e misionit se kishin probleme me Microsoft Outlook në pajisjen Surface Pro që po përdornin, por këto rezultuan probleme të menaxhueshme dhe nuk penguan realizimin e objektivave të misionit.
Misioni po dërgon astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe astronautin e Agjencisë Hapësinore Kanadeze Jeremy Hansen, në një udhëtim 10-ditor rreth Hënës. Më 6 prill, anija do të kalojë pranë anës së largët të Hënës, të cilën njerëzit nuk e kanë parë kurrë drejtpërdrejt, dhe ekuipazhi do të bëjë fotografi dhe do të japë vëzhgimet e tyre për sipërfaqen hënore.