Katër astronautët e misionit Artemis II të NASA kanë hyrë në sferën e ndikimit gravitacional të Hënës, në orët e para të së hënës, ndërsa po udhëtonin përgjatë një rruge që së shpejti do t’i çojë mbi anën e errët dhe të padukshme të Hënës, duke u bërë njerëzit që kanë fluturuar më së largu në histori.
Ekuipazhi i Artemis II, duke fluturuar me kapsulën Orion që nga nisja nga Florida javën e kaluar, pritet të zgjohet të hënën për ditën e tyre të gjashtë të fluturimit. Deri në orën 7:05 të mbrëmjes, ata do të arrijnë distancën maksimale nga Toka prej rreth 252,757 miljesh, 4,102 milje më shumë se rekordi i mbajtur nga ekuipazhi i Apollo 13 për 56 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, së bashku me astronautin kanadez Jeremy Hansen, i afrohen këtij rekordi distance, ata do të lundrojnë rreth anës së largët të Hënës, duke e parë atë nga rreth 4,000 milje mbi sipërfaqen e saj të errët, ndërsa ajo e mbulon Tokën – që në sfond duket sa një top basketbolli.
Ky moment shënon një pikë kulmore në misionin gati 10-ditor Artemis II, fluturimi i parë testues me ekuipazh i programit Artemis të NASA-s. Kjo seri misionesh me kosto miliarda dollarësh synon të rikthejë astronautët në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028, përpara Kinës, dhe të krijojë një prani afatgjatë amerikane atje gjatë dekadës së ardhshme, duke ndërtuar një bazë hënore që do të shërbejë si provë për misione të ardhshme drejt Marsit.
Fluturimi pranë Hënës, që fillon zyrtarisht në orën 2:34 pasdite me kohën amerikane, do ta zhysë ekuipazhin në errësirë dhe në ndërprerje të shkurtra komunikimi, pasi Hëna do t’i bllokojë nga rrjeti Deep Space Netëork, një rrjet global antenash të mëdha radio që NASA përdor për të komunikuar me ekuipazhin.
Ky kalim do të zgjasë rreth gjashtë orë, gjatë të cilave astronautët do të përdorin kamera profesionale për të bërë fotografi të detajuara përmes dritares së Orionit, duke kapur një pamje të rrallë dhe me vlerë shkencore të dritës së diellit që përshkon skajet e Hënës, një efekt i ngjashëm me një eklips hënor.
Ata gjithashtu do të kenë mundësinë të fotografojnë një moment të rrallë kur planeti i tyre, i vogël në krahasim me distancën rekord në hapësirë, do të lindë nga horizonti hënor ndërsa kapsula del nga ana tjetër, një pamje qiellore që i ngjan lindjes së Hënës kur shihet nga Toka.
Një ekip prej dhjetëra shkencëtarësh hënorë, në Dhomën e Vlerësimit Shkencor në Qendrën Hapësinore Johnson Space Center në Houston, do të mbajnë shënime ndërsa astronautët, të cilët kanë studiuar një sërë fenomenesh hënore gjatë trajnimit – përshkruajnë pamjet e tyre në kohë reale.
VIDEO: