Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe Kanada do ta njohë Palestinën si shtet

Flamuri i Kanadasë

Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka thënë se vendi i tij planifikon që zyrtarisht ta njohë Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, pasi Franca dhe 14 shtete nënshkruan një deklaratë rreth njohjeve të ardhshme të shtetit palestinez.

Plani i Kanadasë ndjek atë të Francës dhe Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, ndërsa Zelanda e Re dhe Australia po ashtu ishin nënshkruese të deklaratës që nënkupton se mund ta bëjnë të njëjtën gjë në muajt në vijim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri francez i Jashtëm, Jean-Noel Barrot, ka thënë se nënshkruesit “tashmë kanë njohur, kanë shprehur gatishmërinë ose po konsiderojnë njohjen e shtetit të Palestinës”.

Ndër nënshkruesit janë Andorra, Australia, Kanada, Finlanda, Luksemburgu, Zelanda e Re, Portugalia dhe San Marino, të cilat ende nuk e kanë njohur. Islanda, Irlanda, Malta, Norvegjia, Sllovenia dhe Spanja e kanë njohur dhe janë nënshkruese.