Bjellorusia do të marrë pjesë në stërvitjet taktike bërthamore me Rusinë, ka raportuar Reuters të martën.
Ajo i ka filluar kontrollet mbi gatishmërinë e ushtrisë së saj për armë bërthamore, njëjtë si edhe Moska që një ditë më parë mori vendim për stërvitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, kishte thënë në prill se “disa dhjetëra” armë taktike bërthamorë ruse ishin vendosur në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të realizuar vitin e kaluar me presidentin Vladimir Putin.
Ukraina e ka quajtur “shantazh bërthamor” paralajmërimin e Rusisë për stërvitjet me armë bërthamore, derisa Rusia ka thënë se ky vendim vjen “pas kërcënimeve të Perëndimit për dërgim të trupave ushtarake në Ukrainë”.
Presidenti Putin të martën u betua për herë të pestë si president i Rusisë. Ai ka thënë se Moska është rezistuese e sfidave.