Erika Kirk, e veja e konservatorit amerikan Charlie Kirk, i cili u vra më herët këtë javë, iu drejtua publikut pas ngjarjes tragjike.
Organizata konservatore “Turning Point USA”, e themeluar nga Kirku, e cilësoi fjalën e saj si adresim kombëtar. Erika premtoi se do ta çojë përpara misionin e tij, duke u bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen organizatës dhe të ringjallin krishterimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu drejtuar “kriminelëve përgjegjës për vrasjen”, ajo ka thënë se nëse më parë kishin menduar se misioni i të shoqit ishte i fuqishëm, tani nuk e kanë idenë se çfarë kanë nxitur në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.
“Ju nuk keni asnjë ide çfarë zjarri keni ndezur tek kjo grua. Britmat e kësaj të veje do të jehonin në mbarë botën si një thirrje beteje. Lëvizja që ndërtoi im shoq nuk do të vdesë”, deklaroi ajo, sipas The Guardian.
Kirku u vra më 10 shtator në Universitetin e Utahit, gjatë një ligjërate për studentët. Ai ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të presidentit amerikan Donald Trump. Trump e konsideronte Kirkun ndër figurat më të merituara për rizgjedhjen e tij si president.
I dyshuari për vrasjen është 22-vjeçari Tyler Robinson, i cili u arrestua dje.