Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“E pazakontë”, ngrihet niveli i sigurisë në bazën e NATO-s në Gjermani

baza ushtarake - Gjermani

Siguria është rritur në bazën ajrore të NATO-s në Geilenkirchen, Gjermani, që nga mbrëmja e së enjtes. Stafit joesencial i është thënë që të shkojnë në shtëpi.

Niveli i dytë më i lartë i sigurisë, “Charlie”, është shpallur në këtë bazë dhe arsyeja është se ka pasur informacion për një kërcënim të mundshëm, raportoi “Tagesschau”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Media gjermane shkruan se niveli i sigurisë “Charlie” nënkupton se një incident ka ndodhur ose se ka informacion që jep indikacione për një akt terrorist të mundshëm kundër NATO-s apo personelit. Bazat e tjera ushtarake në Gjermani nuk janë prekur.

Zëdhënësi i bazës ajrore, Christian Brett, ka thënë se ky nivel sigurie është i pazakontë dhe se nuk është parë në Geilenkirchen për vite.

“Ky nuk është shkak për shqetësim dhe është masë paraprake për t’u siguruar se mund të vazhdojnë operacionet tona”, ka thënë ai.

Në këtë bazë ajrore janë të vendosur avionët e vëzhgimit të Sistemeve të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s (AWACS).