Shembja e urës

Dyshohet se vdiqën gjashtë punëtorët që ndodheshin në urë kur u godit nga anija

Shembet ura

Shembet ura

Foto: Associated Press

Gjashtë punëtorë të ndërtimit, të cilët ndodheshin në urën në Baltimore, në momentin kur u godit nga anija me mallra, janë shpallur të vdekur nga një drejtues i lartë i kompanisë ku ishin të punësuar.

Punëtorët po vazhdojnë të kërkohen nga ekipet e kërkim-shpëtimit që nga mëngjesi kur ka ndodhur përplasja e anijes, e cila çoi në shembjen e urës.

Një punëtor tjetër është nxjerrë dhe është shtruar në spital, raportoi AP. 

Jeffrey Pritzker, nënkryetar ekzekutiv i Brawner Builders, ka thënë se ekuipazhi po punonte në mes të hapësirës së urës kur ndodhi përplasja dhe u shkatërrua.

“Trupat e punëtorëve nuk janë gjetur ende, por ata supozohet se kanë vdekur duke pasur parasysh thellësinë e ujit dhe sasinë e kohës që ka kaluar nga përplasja”, ka thënë ai.

Njëra prej urave kryesore në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës "Francis Scott Key" është shembur mëngjesin e së martës, pasi është goditur nga një anije e madhe e mallrave. Shembja ka shkaktuar rënien në ujërat e lumit Patapsco të veturave e njerëzve që kalonin nëpër të. Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë dy persona, e po vazhdojnë kërkimet për 6 të tjerë.