Një burrë është arrestuar pas një sulmi me thikë në parkun e qytetit gjerman të Aschaffenburg të mërkurën, si pasojë e të cilit kanë vdekur dy persona, ka raportuar policia.
I dyshuari është arrestuar në skenën e krimit në parkun Schoental, ndërsa sulmi ka ndodhur rreth orës 10:45, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka deklaruar se nuk informata se ka qenë një sulmues tjetër dhe se nuk ka rrezik për publikun.
Një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve, ka raportuar gazeta gjermane Bild.
Policia nuk ka publikuar emrin e sulmuesit. "Bild" ka raportuar se bëhet fjalë për një shtetas afgan. Viktimat janë të moshave 41-vjeçare dhe 2-vjeçare.