Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë, përfshirë tre adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë në Fairmount Park të Philadelphias gjatë Ditës së Përkujtimit, ka njoftuar policia të martën.
Nëntë të plagosurit nga të shtënat e mbrëmjes të së hënës janë në gjendje stabile. Një burrë dhe një grua, të dy të rritur, janë viktimat që humbën jetën, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi gjetur asnjë armë deri në këtë moment. Nuk është bërë asnjë arrestim”, thuhet në njoftimin e policisë. “Kjo është e rëndësishme. Është Dita e Përkujtimit... e kuptojmë rëndësinë e kësaj ngjarje dhe do të sigurohemi të ofrojmë një përditësim të martën”, theksohet më tutje në njoftim.
Dita e Përkujtimit, që tradicionalisht shënohet të hënën e fundit të majit, është festë federale në Shtetet e Bashkuara, e dedikuar për të nderuar dhe kujtuar ushtarakët që kanë humbur jetën gjatë shërbimit.