Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur gjatë stuhive të rrëmbyeshme në Francë që rrëzuan pemë, përmbytën rrugët e Parisit dhe shkaktuan rrjedhje në çatinë e parlamentit ndërsa kryeministri po fliste.
Stuhia ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, duke përmbytur me shpejtësi bulevardet e Parisit, duke rrëzuar pemë dhe duke përmbysur karrige dhe tavolina jashtë bareve, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia franceze e mbrojtjes civile ka thënë se një person është lënduar rëndë në stuhinë, e cila përfshiu Francën pas një vale të nxehti. Agjencia ka njoftuar se energjia elektrike i është ndërprerë gjithashtu 110,000 shtëpive.
Një pemë që kishte rënë ka lënë të vdekur një 12-vjeçar në Francën jugperëndimore teksa një burrë ka vdekur kur motori i tij me katër rrota goditi një pemë të rrëzuar në veriperëndim, raportuan mediat franceze.