Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy fëmijë të vdekur nga shembja e një ndërtese në Itali

Shembet ndërtesa

Dy fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese dy-katëshe në Napoli, në Italinë jugore, të dielën.

Besohet që shkak për shembjen të jetë bërë eksplodim i gazit, i cili ka lënë edhe dy gra të ngujuara nën rrënoja, kanë bërë të ditur zjarrfikësit italianë, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipet e shpëtimit në qytetin Saviano kanë nxjerrë trupat e dy fëmijëve, një djaloshi 6-vjeçar dhe një vajze 4-vjeçare.

“Babai i viktimave dhe i një foshnje të sapolindur është gjetur i gjallë, derisa kërkimi për nënën dhe një grua tjetër po vazhdon”, kanë bërë të ditur zjarrfikësit.