Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri anije të sulmuara në Hormuz pasi Trumpi zgjati armëpushimin

Donald Trump

Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thotë se dy anije janë qëlluar në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën. 

Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) qëlloi një anije kontejnerësh, thotë UKMTO, ndërsa një anije e dytë është sulmuar gjithashtu. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak më vonë është raportuar edhe për një anije të tretë të sulmuar.

Mediat iraniane kanë raportuar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë shënjestruar tri anijet e goditura në Ngushticën e Hormuzit, teksa dy prej tyre i ka sekuestruar.

Sulmet vijnë vetëm pak orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të zgjasë armëpushimin me Iranin, derisa bisedimet midis dy vendeve të kenë përparuar. Trumpi ka thënë megjithatë se bllokada amerikane e porteve iraniane vazhdon.

Statusi i bisedimeve SHBA-Iran është i paqartë. Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance nuk u nis për në Pakistan siç pritej të martën, ndërsa Irani ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht vendimit të ri të Trumpit.

Një këshilltar i kryetarit të parlamentit të Iranit ka thënë se zgjatja e armëpushimit "nuk do të thotë asgjë", duke e quajtur atë "një dredhi për të fituar kohë për një sulm të papritur".

Ndërkohë, në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, korrespodenti i BBC-së raporton se marrëveshjet mbeten në vend për një rund tjetër bisedimesh, por shpresat për një takim këtë javë duket se, për momentin, janë zbehur.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

24 orët dramatike - Nga kërcënimi për bombardime të reja deri te zgjatja e armëpushimit SHBA-Iran

Dy ditët e fundit u përcollën me zhvillime të papritura lidhur me konfliktin në Lindjen e...