Aeroporti i Brukselit u mbyll dhe të gjitha fluturimet u anuluan pas raportimeve për prezencën e një droni, tha kontrolli belg i trafikut ajror. Të njëjtat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot.
Aeroporti më i vogël i Lieges u mbyll gjithashtu pasi u panë dronë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Mbrojtjes, Theo Francken i tha transmetuesit publik se incidenti duket se është kryer nga profesionistë që synojnë destabilizimin e vendit.
Bernard Quintin, ministër i Brendshëm, i kërkoi kryeministrit Bart De Wever të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Ne nuk do të lejojmë që aeroportet tona të mbyllen nga fluturimi i pakontrolluar i dronëve. Kjo kërkon përgjigje të koordinuar kombëtare”, ka thënë ai.
Një përditësim nga faqja e Aeroportit të Brukselit tha të mërkurën se fluturimet janë pezulluar, dhe se nuk ka vlerësime për sa kohë aeroporti do të mbetet i mbyllur.