Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka thënë se RS-ja e sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS sepse është “organizatë shumë e fuqishme që po rritet dhe përfaqëson të ardhmen”.
“Na u dha një nder i madh që do të paraqitemi në Samitin e BRICS në Kazan, në Rusi, ku do të mbahet samiti i grupit javën e ardhshme”, ka thënë Dodik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për agjencinë e lajmeve Srna, ai ka thënë se “flet për natyrën e marrëdhënieve tona me Rusinë dhe miqësinë e treguar nga presidenti Vladimir Putin”.
“Ne duam të jemi aty ku flitet për rritje, zhvillim dhe mundësi të reja bashkëpunimi”, shtoi ai.
Duke folur për samitin e 16-të të liderëve të BRICS, i cili fillon më 22 tetor në Kazan, ku do të marrë pjesë, Dodik ka thënë se Republika Srpska ka dëgjuar prej kohësh “përralla evropiane” dhe se Bashkimi Evropian “nuk u bë i vetëdijshëm që ka të tjera mundësi”.
“Ne nuk do t'i mbyllim derën e bashkëpunimit, ne jemi të hapur për të gjithë ata që shohin potencialin në RS, mundësinë për bashkëpunim dhe dëshirën për ta përmirësuar atë”, ka deklaruar Dodik.
Dodik beson se së shpejti do të vijë dita kur numër në rritje i anëtarëve të BE-së do të flasin për rëndësinë e bashkëpunimit me Rusinë.
RICS është organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.