Disa shtete nëpër botë vetëm se kanë hyrë në vitin 2025.
Ishulli i Kiribatit ka qenë vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin 2025. Një orë më vonë viti i ri është festuar në Zelandë të Re. Në Auckland ka pasur spektakël fishekzjarrësh, siç ka pasur më pas edhe në pjesën më të madhe të Australisë, raporton "BBC".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViti i ri është pritur edhe në Japoni e Kore të Jugut. E po ashtu edhe në Kinë e Malajzi.
Bota fillon ta mirëpresë 2025-ën me shfaqje fishekzjarrësh
Nga Sydney deri në Vladivostok, komunitetet në mbarë botë kanë filluar ta mirëpresin vitin 2025 me shfaqje spektakolare fishekzjarrësh, me përqafime e edhe zhytje në akull, raporton agjencia “AP”.
Aucklandi i Zelandës së Re u bë qyteti i parë i madh që hyri në vitin 2025, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për ta përcjellë spektaklin e fishekzjarrëve. Në manifestim u njohën edhe personat indigjenë.
Vendet në Paqësorin Jugor ishin të parat që hynë në vitin 2025.
Në Sydney pati spektakël fishekzjarrësh në urën e famshme të qytetit. Mbi një milion australianë dhe të tjerë u mblodhën në portin ikonik të Sydneyt për festën. Ylli britanik i muzikës pop Robbie Williams këndoi në manifestimin.
Në Bangkok të Tajlandës pati një spektakël fishekzjarrësh, ndërsa në Xhakarta të Indonezisë pos fishekzjarreve për spektakël u përkujdesën edhe rreth 800 dronë.
Mediumet shtetërore kineze kanë njoftuar për një shkëmbim urimesh për Vitin e Ri mes liderit kinez Xi Jinping dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”, Xi i tha Putinit se vendet e tyre “do të ecin gjithmonë përpara dorë për dore”.
E në fjalimin e tij drejtuar kombit, Putin tha se Rusia “ka vendosur qëllime të mëdha për veten dhe i ka arritur ato”.
Në Gjermani, kancelari Olaf Scholz ka bërë thirrje për solidaritet.
“Ne jemi një vend i bashkimit dhe mund të nxjerrim forcë nga këto momente të vështira”, tha Scholz.
Gjermania po përballet me vështirësi ekonomike dhe po ashtu ende po e merr veten nga sulmi vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg.
Në Rio de Janeiro të Brazilit po parashihet të mblidhen rreth 2 milionë persona për të festuar Vitin e Ri.
Ndërsa në SHBA, në qytetin e New Yorkut, do të vazhdojë tradita e festimit, ndërsa do të interpretojnë emra si Rita Ora, Jonas Brothers, TLC dhe Sophie Ellis-Bextor.